E drejta e Pronës
Ju ndihmojmë në çështjet që lidhen me pronën e paluajtshme, regjistrimin, legalizimin dhe kthimin e pronave, si dhe në mosmarrëveshjet pronësore para gjykatave dhe institucioneve.
Çdo çështje trajtohet me kujdes, profesionalizëm dhe konfidencialitet të plotë. Qëllimi ynë është t’ju ofrojmë zgjidhjen më të mirë ligjore, në kohë dhe me kosto të arsyeshme.
- Njohja dhe kthimi i pronës
- Regjistrimi dhe çështjet pranë kadastrës
- Konflikte kufiri dhe bashkëpronësie
- Shitblerje dhe kontrata për pasuri të paluajtshme
Në këtë seksion publikohen vendime gjyqësore të zgjedhura në fushën: E drejta e Pronës. Vendimet publikohen pa të dhëna personale, në respekt të konfidencialitetit të palëve.
Analizojmë rastin tuaj, ju shpjegojmë të drejtat dhe mundësitë ligjore, përgatisim dokumentet e nevojshme dhe ju përfaqësojmë para gjykatave dhe institucioneve.
Për një konsultim mbi çështjen tuaj, na kontaktoni me telefon, email ose përmes formularit në faqen Na Kontaktoni.





