Pronësia Intelektuale
Ju ndihmojmë të mbroni krijimet dhe markat tuaja, nga regjistrimi deri në veprimet ligjore kundër shkeljeve të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Çdo çështje trajtohet me kujdes, profesionalizëm dhe konfidencialitet të plotë. Qëllimi ynë është t’ju ofrojmë zgjidhjen më të mirë ligjore, në kohë dhe me kosto të arsyeshme.
- Regjistrimi i markave tregtare
- Patentat dhe dizajnet industriale
- E drejta e autorit
- Veprime ligjore ndaj shkeljeve
Në këtë seksion publikohen vendime gjyqësore të zgjedhura në fushën: Pronësia Intelektuale. Vendimet publikohen pa të dhëna personale, në respekt të konfidencialitetit të palëve.
Analizojmë rastin tuaj, ju shpjegojmë të drejtat dhe mundësitë ligjore, përgatisim dokumentet e nevojshme dhe ju përfaqësojmë para gjykatave dhe institucioneve.
Për një konsultim mbi çështjen tuaj, na kontaktoni me telefon, email ose përmes formularit në faqen Na Kontaktoni.





